Verstappen hedh poshtë aludimet: Hamilton nuk vjen te “RedBull”

schedule13:16 - 24 Nëntor, 2023

schedule 13:16 - 24 Nëntor, 2023

Dy kampionët e fundit të botës, në Formula 1, Max Verstappen dhe Leëis Hamilton asnjëherë nuk do të mund të garojnë për të njëjtën makinë e diçka të tillë e ka deklaruar holandezi, para garës së fundit të sezonit që do të zhvillohet këtë fundjavë në Abu Dabi.

“Unë në të njëjtën skuderi me Hamilton? Kjo gjë s’ka për të ndodhur kurrë. Ndaj, herë tjetër mos më pyesni për këtë gjë. Në Formula ka mjaft pilotë të tjerë, të cilët janë miqtë e mi, që meritojnë një shans të pilotojnë një makinë si ‘Red Bull’. Hamilton është 41 vjeç, ndaj është pak vonë për të krijuar një ‘Dream Team’ së bashku”,- u shpreh 3 herë kampioni i botë me skuderinë, “Red Bull”.

Në garën e fundit marrëdhënia mes dy pilotëve u kris për shkak të përplasjeve në pistë, por jashtë saj gjithmonë kanë treguar respekt deri më tani, ndërkaq kujtojmë se 26-vjeçari holandez ka arritur të fitojë 3 tituj botërorë radhazi, ndërsa synon që të arrijë rekordmenët Hamilton dhe Michael Schumacher, të cilët kanë nga 7 tituj të fituar. /i.m /abcnews.al