Verstappen fiton mes dramës në Australi, zhgënjen Ferrari

schedule10:21 - 2 Prill, 2023

schedule 10:21 - 2 Prill, 2023

Në Melburn mbizotëron kaosi, por Max Verstappen arrin të fitojë Çmimin e Madh të Australisë, duke mbyllur I pari një garë të çmendur, ku pati 4 nisje dhe 3 flamuj të kuq.

Pas pilotit holandez të Red Bull u renditën Alonso dhe Hamilton. Zhgënjejnë makinat Ferrari në Australi, Sainz mbyll garën në vendin e 12-të, pas një penalizimi, ndërsa Leclerc nuk arrin të mbyllë garën.

Edhe Russell tërhiqet nga gara dhe nuk arrin të përfundojë Çmimin e Madh të Australisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!