Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vërshimi i Vjosës/ Rreth 700 hektarë tokë nën ujë, dhjetëra banesa të përmbytura në Fier dhe Mallakastër

schedule11:18 - 9 Janar, 2026

schedule 11:18 - 9 Janar, 2026

Pasojat e daljes së ujërave të Vjosës nga shtrati në Fier dhe Mallakastër janë qindra ha tokë dhe dhjetëra shtëpi të përmbytura. Të dhënat paraprake nga Emeegjencat Civile të Prefekturës së Fierit tregojnë një bilanc të rëndë dëmesh në banesa dhe toka bujqësore.

Dëmet më të mëdha janë në Ferras, ky pothuajse gjysma e fshatit është në ujë. Banorët këtu e kanë të pamundur hyrjen në banesat e përmbytura pasi niveli i ujit shkon deri në 40 centimetra. Ekipet e emergjencave dhe punonjës të bashkisë pritet të ndërhyjnë me mjete të rënda në kanalet anës rrugëve të brendshme të fshatit bllokimi i të cilëve nuk lejon largimin e ujit.

Pas frikës dhe panikut të një nate më parë, kur ujërat e Vjosës vërshuan nga të gjitha drejtimet, banorët e Ferrasit po kërkojnë mbështetje për dëmet në banesa dhe ekonomitë bujqësore.



Vërshimi i Vjosës një ditë më parë detyroi 20 banorë në Ferras dhe Mallakastër të evakuoheshin. Sistemi kullues funksionoi normalisht dhe tani me rënien e batocës në det, uji po tërhiqet nëpërmjet kanaleve kullues drejt hidrovorëve në Seman dhe Darëzezë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!