PEJË– Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar humbën jetën si pasojë e vërshimeve të ujërave në Pejë. Policia konfirmoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte shpallur e zhdukur.
Vdekja e 5-vjeçarit dhe e nënës së tij u konstatuan nga Spitali i Pejës. Gjithashtu edhe në lagjen “Fidanishte” dy persona u dërguan për trajtim mjekësor pasi pësun lëndime nga vërshimet e ujërave./ abcnews.al