Mesfushori i PSG-së, Marco Verrati, ka folur për shokët e tij tek kombëtarja italiane. Italiani është shumë i lumtur që në repartin e tij ka shumë konkurencë dhe sipas tij kjo i bën shumë mirë ekipit.
“Mendoj se ne kemi një nga mesfushat më të mirë në Europë. Edhe pse kemi shumë lojtarë të rinj në moshë ne po tregojmë se kemi shumë vlera. Jam i lumtur që kemi lojtarë si Locatelli, Sensi apo Barella. Sa herë që e takoj Nicolon ai është bërë më i mirë,” deklaron italiani për “Sky Sport Italia”.
“Më vjen mirë që kemi konkurencë brenda ekipit, pasi kështu jemi edhe më të motivuar. Koronavirusi? Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ndjekim këshillat nga autoritetet. Sigurisht që shëndeti është kryesor,” mbyll Verrati. /abcnews.al