“Verrati ka marrë fund”, e kalon kohën me duhan dhe alkool”

schedule18:26 - 27 Gusht, 2023

schedule 18:26 - 27 Gusht, 2023

Fjalë të rënda kundër Marco Verrattit. Mesfushori i PSG-së, i cili është shumë afër largimit nga kampionët e Francës, është vënë në shënjestër të ish-it të skuadrës parizene, Jerome Rothen.

45-vjeçari e sulmoi Verrattin në podcast-in e tij, cituar nga nga “Bild”. Mesfushori nga Pescara, i cili mbushi 31 vjeç në nëntor, ka gjithnjë e më pak miq në Paris.

“Nuk dua ta kritikoj për cilësitë e tij si lojtar. Por ai nuk e meritoi zgjatjen e kontratës në fillim të vitit: drejtuesit gabuan. Për mua, Verratti ka ka marrë fund, është 31 vjeç. Ai kurrë nuk e kuptoi se si ishte karriera apo jeta e një futbollisti profesionist të nivelit të lartë. Dhe kurrë nuk do ta kuptojë.

Nuk mund ta japësh këtë mesazh në dhomat e zhveshjes nga një lojtar që luan 60% të ndeshjeve dhe shpesh është shumë i lodhur në minutën e 60-të. Dikush që e kalon kohën duke ndenjur, duke tymosur apo duke pirë alkool. Këto janë gjëra që dëmtojnë imazhin e klubit”.