Verli: 15 botime  për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

schedule15:13 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 15:13 - 12 Dhjetor, 2017

Qendra e Studimeve Albanologjike e përmbyll vitin me simbolikën e Skënderbeut, ku publikon dy kalendarë dedikuar Heroit Kombëtar.  Në një intervistë për ABC Neës  drejtori i QSA Marenglen Verli thotë se janë botuar dy veprat e para për periudhën e  Mesjetës dhe vitin e ardhshëm do të ketë 15 botime për Skënderbeun.

Ende pa filluar  viti jubile  i 550 vjetorit  të vdekjes se Gjergj Kastriotit Skënderbe, Qendra e Studimeve Albanologjike e nis me publikimin e dy Kalendarëve simbolikë një me gravurë dhe një ku pasqyrohen 12 bustet e vendosura nëpër  botë.

Drejtori i QSA Marenglen Verli thotë se dy veprat e para pasqyrojnë nga Shkodra gjer në Vlorë nëpër Shqipërine  Mesjetare  dhe Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit  1431.

Nga ana tjetër ai bën me dije se  gjatë vitit të ardhshëm do të ketë 15  botime dhe një konferencë shkencore, ku do të marrin pjesë 80 historianë, të cilët do të pasqyrojnë figurën e Skënderbeut dhe periudhën mesjetare në dimension të gjerë.

Për realizimin e këtyre studimeve janë shfrytëzuar arkivat e Raguzës , Vatikanit Romës dhe Stambollit

Konferenaca  shkencore rreth figurës së Skënderbeut  për 550 vjetorin e vdekjes do të mbahet në  fund të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!