Veriu i Kosovës: SHBA-të veprojnë, BE-ja përgëzon

schedule14:04 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 14:04 - 9 Dhjetor, 2021

Nga Erisa Zykaj

Seria e sanksioneve të SHBA-ve për 16 individë dhe entitete të lidhur me rrjetin ndërkombetar të krimit të organizuar në Europë, një pjesë e të cilëve janë serbë të Kosovës, e gjen diplomacinë europiane në pozicionin e përgëzuesit dhe ndjekësit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo të aktorit parësor në një nga vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimit Europian, si Kosova. Zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel nuk ka evokuar asnjë inisiativë apo aksion specifik në Veri të Kosovës, por vetëm i është referuar gjuhës ” së ngurtë” lidhur me procesin e anëtarësimit në BE të vendeve të rajonit.

Iniciativa e SHBA-ve është diçka që vetëm mund të përgëzohet, pasi çmontimi i rrjeteve kriminale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirësimin dhe forcimin e shtetit ligjor në rajon dhe rrjedhimisht në jetën e qytetarëve. Ne jemi të angazhuar me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor në kuadrin e procesit të anëtarësimit kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Peter Stano, zëdhënës i KE-së

Ndërkohë, Bashkimi Europian bën tê qartë, se nuk adopton sanksione si SHBA-të. I pyetur nëse BE-ja do të ndjekë inisiativën e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës për të imponuar sanksione në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësi Stano shprehet, se Bashkimi Europian nuk ka të njëjtën politikë sanksionesh si ajo amerikane.

Bashkimi Europian ka politikën e saj të sanksioneve në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Cdo diskutim dhe vendim për sanksione u takon shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Siç mund ta dini, që çdo çështje lidhur me sanksionet që diskutohet, shqyrtohet apo është në vijim, bëhet sipas rregullave të konfidencialitetit dhe nuk komentojmë për to publikisht“, tha ai.

Lidhur me pyetjen, nëse BE-ja do të ndihmojë për çmontimin e këtyre grupeve, të cilat pêrfshijnë jo vetëm biznesmenë, por edhe politikanë, në duart e të cilëve mund të kenë përfunduar shumë para që Bashkimi Europian ka investuar në Veri të Kosovês, zëdhënësi Stano jep një përgjigjje të përgjithshme.

Ne jemi duke trajtuar këtë çështje në kuadrin e angazhimit tonë ma partnerët, qoftë kur bëhet fjalë për Kosovën apo Serbinë, ao vende të tjera. Lufta kundër krimit tê organizuar është shumë e rëndësishme, pasi ajo synon që ti sjellë këto vende pranë Bashkimit Europian. Ne po ndjekim pistën e parave që u ofrojmë partnerëve dhe po shohim se si qeveritë përballen me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ka një vlerësim vjetor që u bëhet këtyre fushave në progres raporte. Kjo êshtë diçka shumë e rêndësishme që u kërkojmë partnerëve tanë, për të krijuar një gjurmë provash lidhur me luftën kundër krimit të organizuar. Ne po ndihmojmë qoftê financiarisht, qoftë përmes praktikave më të mira. Kjo bëhet në kuadrin e dialogut që kemi me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, përfundoi ai.

Aksioni i qeverisë së Kosovës kundër rrjeteve të krimit të organizuar në Veri tê Kosovês, u kritikua në tetor të këtij viti nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel si një veprim i njënashëm dhe i pakoordinuar me partnerët.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!