“Veriu, eksperimenti i dështuar i Kurtit”, Halimi: Pasojat do të shihen pas zgjedhjeve në katër komunat

schedule16:30 - 23 Janar, 2024

schedule 16:30 - 23 Janar, 2024

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale, Jeton Halimi ka deklaruar se zgjedhjet në Veriun e Kosovës janë një humbje për Kosovën.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai i ka konsideruar si një eksperiment të dështuar të kryeministrit Albin Kurti. Sipas Halimit, serbët do të fitojnë bindshëm dhe sërish do të ngrihet flamuri i Serbisë.

“Zoti Kurti ka bërë eksperimente dhe siç dihet Veriu është një vatër shumë e nxehtë. Gjithë ai kaos, gjithë ato shpenzime dhe më në fund u zgjodhën me 100 vota, nuk ishin as minimumi. Siç dihet atje serbët, atje do të fitojnë bindshëm dhe prap do të ngrihet flamuri serb atje. Është një far loje, që zoti Kurti e ka kuptuar që gjithë ai manovrim ka qene i kot atje. Unë mendoj që ka qene një shpenzim i kotë dhe nuk ka dhënë ndonjë efekt. Dihet se kush është fituesi atje dhe shpresoj që drejtuesit politik të Kosovës të mbledhin mend. T’ia lëmë kohës dhe zoti Kurti të shoh gabimet që ka bërë aty për zgjedhjet”.

Më tej, ai ka theksuar se politika të tilla nuk i shërbejnë Kosovës dhe pasojat do të shihen pas zgjedhjeve në katër komunat.

“I gjithë ky keqmenaxhim dhe ky rezultat është i qëllimshëm. Edhe unë mendoj që dashtë zoti tani kanë mbledhur mend dhe nuk kanë për të bërë politika të kota. Kjo është në një far forme si t’i frysh zjarrit sepse kanë prodhuar dhe dhunë ndaj kolegëve tuaj si dhe kameramanëve. Uroj që këto gjëra mos të rikthehen më. Nuk i duhen Kosovës këto politika dhe Serbia me Vuçiçin po mundohen të shpërndajnë luftën.

Tani mendoj se do të shihen pasojat mbas zgjedhjeve që do të mbahen në katër komunat veriore”./abcnews.al