Verilindja mbulohet nga dëbora/ Trashësia arrin deri në 40 cm, problematika në disa akse rrugore

schedule08:29 - 20 Janar, 2024

schedule 08:29 - 20 Janar, 2024

Verilindja mbulohet nga dëbora. Përkeqësimi i kushteve të motit pas mesnate nisi me reshje dëbore e erëra të forta.

Trashësia e dëborës varion nga 15-40 cm, teksa problematika janë shfaqur në rrugët nacionale dhe rurale.

Në Rrugën e Kombit, qarkullimi kryhet me vështirësi për shkak të shtresave të dëbores si pasojë e erërave të forta.

Aktualisht po punojnë 12 mjete borëpastruese nga Rrësheni në Morinë. Pa energji elektrike ka mbetur një pjesë e mirë e qytetit të Kukësit dhe disa fshatra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!