Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Verdiktet e Superiores, titulli, Europa dhe mbijetesa/ Sot “kërcimi i fundit”, ja rregullorja e kampionatit elitar

schedule11:49 - 29 Maj, 2023

schedule 11:49 - 29 Maj, 2023

Tetë ekipe sot presin konfirmime, ndërsa vetëm Egnatia është e qetë e cila ka siguruar Europën dhe Kastrioti i cili ka rënë zyrtarisht nga kategoria pasi ndodhet në vendin e fundit.

Ky kampionat këtë sezon ka qenë një nga më të bukurit dhe një nga sezonet që ka dhuruar shumë emocione, madje deri ditën e fundit të ndeshjeve, ku do të mësohen shumë gjëra.

Titulli do të ndahet mes Partizanit dhe Tiranës, por edhe pse me pikë të barabarta, “të kuqtë” janë të favorizuar prej ndeshjeve direkte.



Partizani pret Teutën e vendit të katërt, por nuk do të jetë një përballje e lehtë. Durrsakëve u duhen pikë për të ruajtur pozicionin në tabelë që të çon në Europë. Nga ana tjetër, bardheblutë e Tiranës luajnë ndaj Erzenit, me shijakasit që duan me patjetër pikë për të siguruar mbijetesën.

Një humbje ose barazim i durrsakëve ndaj Partizanit, së pari do të favorizonte Vllazninë, që në rast fitoreje kundër Bylisit, do ta parakalonte Teutën. 48 pikë kanë durrsakët, 47 shkodranët dhe 45 kurbinasit, me këta të fundit që janë në një garë ku duket sikur zihen dy dhe përfiton i treti.

Ndërsa mbijetesa është një rebus më tepër për zonën “play out”, pasi Kukësi është skuadra më e favorizuar për të shpëtuar direkt, teksa përballet me Egnatian e pamotivuar. Bylisi dhe Erzeni do të kërkojnë të kenë edhe një shans në ndeshjen shtesë, por duhet të mundin respektivisht Vllazninë dhe Tiranën. Nëse ballshiotët fitojnë dhe shijakasit barazojnë, ekipet e mbyllin me pikë të njëjta (41). Ky variant nxjerr Bylisin të tetin, që ka avantazhin e ndeshjeve direkte.

Rregullorja për Europën dhe rënien nga Superiorja

Klubet që do të fitojnë të drejtënpër të marrë pjesë në garat eorganizuara nga UEFA, do të përcaktohen si më poshtë:

  1. a) Klubi që shpallet kampion në “Abissnet Superiore” në sezonin 2022-2023, do të marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve;
  2. b) Klubi që shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
  3. c) Klubet që renditen në vendet2 dhe 3 në klasifikimin përfundimtar të “Abissnet Superiore”do të marrin pjesë në turin eparë eliminator të Ligës së Konferencës;
  4. d) Nëse klubi i shpallur kampion i Superiores fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë ekipi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
  5. e) Nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë, fiton njëkohësisht edhe Kupën, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
  6. f) Nëse skuadra e shpallur kampione, fiton njëkohësisht edhe Kupën dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është e renditur në vendet 2 dhe 3, atëherë skuadra e renditur në vendin e 4-t, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;

* Skuadrat që në përfundim të sezonit renditen në vendet 9 dhe 10 zbresin direkt nga Kategoria Superiore;

* Në përfundim të sezonit, klubi i renditur në vendin e 8-të në Superiore, do të zhvillojë një ndeshje finale me fituesin e fazës “play off” të Kategorisë së Parë. Ndeshja do të luhet në stadiumin e klubit të renditur nëvendin e 8-të. Fituesi do të jetë pjesë e Superiores në sezonin pasardhës.

RREGULLORJA E KLASIFIKIMIT –

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sas ipikësh, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret si më poshtë:

  1. a) Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  2. b) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  3. c) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit për sezonin futbollistik2021-2022;
  4. d) Numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;
  5. e) Me short. //h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!