Në orën 20:30, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të përplasen në “PreZero Arena”, me vendasit e Hoffenheim, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Pellegrino Matarazzo i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën, 3-5-2, ku në portë është vendosur Baumann e para tij, Vogt, Brooks e Ozan Kabak. Në krahët e mesfushës janë Bebou e Skov-Olsen, ndërsa qendra mbulohet nga Promel, Grillitsch e Stach. Ndërkaq, sulmi përbëhet nga dyshja Kramaric-Beier.
Në krahun tjetër, tekniku Edin Terzic i ka rreshtuar “verdhezinjtë” e tij, me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Kobel. Në krahët e mbrojtjes janë Ryerson e Bensebaini, me qendrën që mbulohet nga Hummels e Schlotterbeck. Para vijës së mbrojtjes janë Nmecha e Ozcan, ndërsa më të avancuar jaën Brandt, Reus e Malen, ndërsa në “majën” e sulmit është vendosur “bomberi”, Niklas Fullkrug. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: