Këngëtarja Dhurata Dora do bashkojë sërish forcat me këngëtarin e njohur ndërkombëtarisht Maitre Gims. Lajmin e ka dhënë DJ i artistit francez, i cili ka treguar se kënga titullohet “Comete”.
Gjithashtu, ky projekt do ketë edhe një videoklip, por nuk ka ende asnjë detaji tjetër. Megjithatë, dyshimet janë se projekti i tyre është xhiruar në Maldives, ku Dhurata udhëtoi në muajin mars.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë, pasi në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”./abcnews.al