Serxhio Prelashi në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News rrëfeu rrugëtimin e tij drejt Francës, por edhe investimin e tij në Shqipëri.
Gjatë intervistës, foli për pasionin e tij për verërat dhe si ka arritur që tashmë të prodhojë verë me cilësi. Gjithashtu tregoi se sot ka vreshta në 12 rajone të ndryshme të Francës.
“Sot kam vreshta në 12 rajone të ndryshme të Francës, duke nisur ne Nice, Lyon dhe në vende të tjera. Kam blerë gjithashtu vreshta në 13 kështjella të ndryshme të Francës. Është një punë që është gjithmonë në zhvillim. Unë kam mbetur te cilësia. Unë prodhoj cilësinë dhe jo sasi. Në Shqipëri po prodhon një verë që do mbajë emrin dhe mbiemrin tim. Në vit prodhoj 20 mijë shishe vere dhe gjithashtu kam prodhuar dhe një shampanjë timen. Unë dua ë çdo njeri kur pi një verë, është i kënaqur…”, tregoi ai.