Vera e nxehtë dhe dimri i ngrohtë/ Efektet e ndryshimeve klimatike po ndihen çdo vit

schedule11:45 - 23 Mars, 2025

schedule 11:45 - 23 Mars, 2025

Ndonëse ishte parashikuar ndryshe, dimri i këtij viti në Shqipëri ishte më i ngrohtë se zakonisht.

Temperaturat në verilindje dhe juglindje të vendit kanë arritur deri ne 2.7 grade celcius mbi mesataren. Një gjë e tillë konfirmon trendin e ngrohjes që po përshpejtohet vit pas viti, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Sipas ekspertëve të mjedisit, efektet më të ndjeshme të fenomenit të ngrohjes globale në vend, rezultojnë në zonat malore të vendit.

Këto zona po përjetojnë ngrohje me ritme më të shpejta se mesatarja globale, duke ndikuar ne ekosistemet natyrore.

“Kjo po haset veçanërisht te bimet dhe pyjet. Bimësia po zhvendoset në lartësi.”

Një fenomen i pazakontë vërehet vitet e fundit tek bimësia dhe pyjet.

“Migrimi” i bimesisë për shkak se levizin per te gjetur kushte me te përshtatshme. Këto gjera po i shohim ne Alpe, në pjesën verilindore, në Korab. Ky brezi i bimesisepyjore zhvendoset ne disa metra në lartësi duke pushtuar zona të reja. Kjo shoqerohet me stres me te madh per bimësine qe gjendet ne katet me te meposhtme qe gradualisht do vine duke u zhdukur. Kjo fasha e bimesise qe kishim po tenton ts ngrihet ne lartesi. Kjo zhvendoshe ka arritur deri 60 metra.

Bujqësia dhe blegtoria janë ato që po preken më shumë nga rritja e temperaturave.

“Shtimi i prezencës së semundjeve në bujqësi dhe blektori. Semundje qe me pare gjendeshin në brezin tropikal, tani jane zhvendosur drejt veriut, per te pushtuaf zona të tjera. Po shohim semundje dhe dëmtues qe nuk i kemi parë më parë, sic eshte grenza e geshtenjës, që ka shkaktuar shumë dëme tek fermerët.”

Më pak borë dhe më shumë shi, ka shkaktuar një tjetër problematikë me erozionin në lartësitë malore. Temperaturat e larta, kërcënojnë gjithashtu edhe burimet natyrore të ujit.

“Duke qene se bora eshte me pak prezsnte, kjo i ka bere me te cenueshme keto zona. Sasia e madhe e reshjeve te shiut krijon vatra erozive qe i këmi prezente ne alpet shqiptare.”

Gjithnje dhe me shume do te kemi vera me te nxehta dhe dimra me te ngrohte. Shqipëria ka një plan dhe strategji për përshtajen me ndryshimet klimatike. Ndersa Ekspertët rekomandojnë që këto masa të harmonizohen me njëra tjetrën.

“Sa më pak masa te zbatojmë dhe sa me pak te afte te jemi te pershtatemi me shume do te vuajme dhe pasojat do te jene gjithmone me te medhaja.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!