“Vera e këtij viti ndryshe nga tjerat”, Eugena Tomini: Shfaqja e Covid 19 në vendin tonë do të lërë gjurmë në sjellje

schedule21:35 - 9 Prill, 2020

schedule 21:35 - 9 Prill, 2020

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini është shprehur se fatmirësisht kurba po tregon një trend në rënie të personave të prekur me Covid 19.

Në një intervistë me Mirela Milorin për Abc Neës është shprehur se java e pestë do të jetë dhe një tregues i qartë në lidhje me ecurinë e kurbës së koronavirusit në vendin tonë.

“Kurba tregon një trend në rënie dhe nga Taks Forca është vlerësuar se gjurmimi i rasteve është bërë intensiv në të gjithë rrethet që kanë pasur fluks të Covid dhe shpresojmë se ky intinsitet të fillojë deri në fund të kësaj jave por fatmirësisht kemi një trend në ulje.”, është shprehur Tomini.

Gjithashtu ajo është shprehur se dhe pas renies dhe zbehjes së shfaqjes së koronavirusit në vendin tonë sërish sjellja e popullatës do të ndryshojë.

Intervista e plotë:

Mirela Milori: Ky trend në ulje, a do të shoqërohet nga ana juaj me një këshill për ndryshim masash, pasi kemi qëndruar në karantinë një muaj me këtë shifër të prekurish dhe fatalitetesh. A mendoni se duhet të vazhdojmë në karantinim apo duhet të shihet një masë tjetër

Eugena Tomini: Pretendojmë që ta mbyllim javën e pestë dhe të shikojmë nëse parashikimin e kemi me të njëjtin itensitev siç e kemi programuar nga të dhëna epimidiologjike apo të dhëna statistikore. Pretendohet se edhe qeveria është shprehur se mund të kemi lehtësime të pakta por karantinimi i popullatës do të vijojë por do të kemi një lehtësim, pavarsisht se masat e rrepta të distancimit social të popullatës do të vijojnë kryesisht ajo e distancimit fizik. Sepse mosrespektimi do të çojë në një trend në rritje pasi kontaktet do të shtojhen dhe propabiliteti për të vijuar me zinxhirin e transmetimit do të jetë në rritje.

Mirela Milori: Ka teori nga më të ndryshmet, pasi thuhet se distancimi fizik nuk vlen pasi spërklat qëndrojnë në ajër dhe duke qëndruar në ajër më gjatë se ajo që ruan distanca fizike përsëri ti mund të infektohesh.

Eugena Tomini: Studimet shkencore kundrejt vendeve që e kanë kaluar paraprakisht apo janë drejt bishtit të kurbës te ato vendet që virusi është shfaqur që në fund të dhjetorit deri para një jave thuhej se pandemia përhapej përmes spërklave, pesha molekulare nuk qëndron në ajër. Ndërsa tre ditët e fundit kemi një konstatim apo studime të pjesshme se virusi mund të qëndrojë dhe në ajër. Keto studime duhet të përforcohen, për të parë që mënyra e transmetimit mund të konsiderohet edhe si sëmundje aregene jo përmes spërklave, por gjithsesi duhet të respektojmë karantimen dhe distancimin social të cilat kanë bërë që virusi të vijë në mënyrë të zbutur në Shqipëri. Masat e marra dhe kjo karantinë ka peshën e madhe të zbutjes.

Mirela Milori: Shkencëtarët tregojnë se duhet të krijohet imuniteti i turme s, si do të arrihet ky imunitet turme nëse ne do të vijojmë të jemi në karantinë me 400 të vdekur. A keni një platformë se si do të shkojmë drejt normalizimit?

Eugena Tomini: Patjetër që nuk mund të vijojë për një kohë të gjatë karantinimi, pasi janë dhe faktorë të tjerë sekondarë që e shtëngojnë akoma më shumë pandeminë, ekonominë dhe elementë tjetër jetëssorë. Prezenca e karantinimit ka peshë, prezenca ose leshimi i epidemisë do të kishim një tjetër pamje të epidemisë në Shqipëri. Lehtësimet duhet të vijnë gradualisht dhe përdorimi i masave mbrojtëse, maskave apo dorezave në ambjentete e mbyllura është një tjetër stil jete ndryshe nga ajo që kemi përjetuar para shfaqjes së Ciovid në vendin tonë.

Mirela Milori: Ju si komitet teknik keni përgatitur një platformë për tja paraqitur kryeministrit, duke qenë se epidemia ka rënie, kemi këto shifra të aplikojmë këtë platformë tjetër?

Eugena Tomini: Sigurisht që komiteti teknik është duke punuar, patjetër në javën e pestë ne jemi duke bëë takime me skype dhe jemi duke punuar dhe në vazhdimësi do të kemi dhe propozime tona, kundrejt procedurave dhe lehtësimeve të karantinimit.

Mirela Milori: Maskat duhet të përdoren dhe kjo është e detyrueshme apo duhet të përdoren në dëshirë të personit?

Eugena Tomini: Maskat duhet të përdoren në ambjente të mbyllura, në markete, në tregje për të shmangur kontaktet që mund të kemi m me persona asimptomatik. Në gjykimin tim profesional është i detyrueshë,

Mirela Milori: Ja rekomandoni këtë qeverisë që ta vendosë me detyrim, pasi në Lombardi merr gjobë nëse nuk e përdor

Eugena Tomini: Sigurisht është një nga vendimet rishtazi që në markete dhe të tregjeve duhet të hyhet me maska dhe me doreza, dhe popullata duhet të ndërgjegjësohet njëlloj siç respektoji karantinën.

Mirela Milori: Kishte një vlerësim të jashtëzakonshmëm, për mjekët dhe infermierët por  ka deklaruar që gjendja në spital ishte kolaps dhe e nisi që me komunikimin me 127 që i ka dhënë simptomat dhe i kanë thënë që të rrijë në shtëpi derisa ka komunikuar me mjekun e familjes i cili i ka thënë se nuk i pëlqejnë shenjat dhe të paraqitet në spital

Eugena Tomini: Unë duhet të saktësoj se zotëria në fjalë mesa dëgjoj nga ju paska ndjekur rigorozisht triozhimin telefonik të ndjekur nga çdo qytetar tjetër. Njoftimin drejt 127 që janë disa kritere mbi përkufizimin e rastin dhe më pas ka kontaktuar mjekun e familjes që është një linjë sekondare që i është bashkangjitur 127 dhe përmes telefonit të 127. Pas përkufizimit të rastit janë dhe ato raste që kanë vështirësi në fyrmëmarrje dhe janë kontakte të rasteve të konfirmuar pozitivë. Zotria në fjali i ka kaluar të dy filtrat dhe një nga filtrat i ka kërkuar bërjen e tamponit.  Bërja e tamponit në Shërbimin Infektiv ka ndjekur rrugën e duhur të rastit të dyshuar me koronavirus.

Mirela Milori: Shqetësimi që ngrinte vetë ish fotbollisti , theksoi se ai ka qenë me Covid por që nuk e dinte pasi mendonte se ishte me viroz të stinës, dhe fakti që 127 i kishte thënë rri në shtëpi se mund të jetë grip ka bërë që ai të ketë dalë jashtë të ketë bërë Pazar. A le shteg kjo për një infektim të mëtejshëm

Eugena Tomini: Duhet  saktësuar se nëse do të jemi me shenja klinike,është e rëndësishme që të kujdesemi për veten dhe të qëndrojmë në shtëpi. Jo më teper në situatën e karantinës dhe të kontrollit të shenjave klinike është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi pavarsisht angazhimeve. Duhet të theksohet se dhe distancimi social dhe kufizimi i orareve ka bërë që kontaktet e ngushta në punë apo familjare të minimizohen. Shpesoj që rasti në fjalë të mos ketë pasur asnjë kontakt tjetër që mund të ketë sjellë infektim të personave të tjerë.

Mirela Milori: Kur do të përcaktoni përfundimisht se cili do të jetë regjimi i radhës?

Eugena Tomini: Atëherë do të zbatohet ligji, qeveria ka marrë masat që ne jemi rigorozorisht duke i propozuar dhe qeveria i ka ndjekur. Jemi duke gjykuar dhe nëse do të kemi lehtësime që do të jenë shumë minimale, do të jenë vendime të matura pasi duhet të përfundojë java e pestë.

Mirela Milori: Deri tani që flasim numri i të prekurve ka vijuar nga 6 në 28, opozita kundershton dhe thotë se nuk janë shifra të vërtetë, mendoni se me këtë trend do të vijojnë deri në 20 të prekur në ditë? Dhe përsa i përket shifrave thoni me autoritet të plotë se këto janë shifrat reale?

Eugena Tomini: Para se të jem anëtare e komitetit jam specialiste e sëmundjeve infektive, dhe nuk gjykoj në gojën e politikës por të specialistëve që patjetër që vlerësojh punën e të gjithë kolegëve të mi dhe ju garanoj me bindje se këto janë shifrat reale për të prekurit me covid në Shëipëri.

Mirela Milori: Sa persona në komitetin teknik janë të prekur me covid 19

Eugena Tomini: Ju i keni marrë të dhënan të përditësuara nga ministria ato janë të dhënat e vërteta, për të prekurit e anëtarëve të komitetit teknik.

Mirela Milori: Që janë Skender Brata dhe Mirela Cani mos gaboj?

Eugena Tomini:  Unë nuk dua që të deklaroj emrat por ato që janë deklaruar janë ato që janë prekur.

Mirela Milori: Ju e thoni zyrtarisht apo nuk e thoni dot pasi mund të ketë dhe persona të tjerë në komitet të prekur?

Eugena Tomini: Sipas shifrave të publikuara nga ministria është po e njëjta situatë dhe e të prekurve me Covid 19.

Mirela Milori: Çfarë do të ishte e dhëna e duhur për ju që ju të mendoni ti kthehemi normalitetit

Eugena Tomini: Nese ne nuk do të kemi një ul;je minimale të Covid derisa kurba epidemike të shkojë drejt bishtit të epidemisë dhe të kemi raste të pakta më të ulta se dita e sotme sigurisht që ne nuk mund ti kthehemi normalitetit. Dua të theksoj se normalistet deri sa të kalojmë edhe muajin maj, ndoshta java e dytë e tretë e muajit maj nuk do të ketë. Dhe pasi të kalojmë bishtin e epidemisë ndryshimi i sjelljes së popullatës do të ketë disa rezerva pasi raste sporadike pretendojmë të kemi dhe gjatë verës dhe shpresojmë që vbjeshta të mos jetë më prezent.

Mirela Milori: Në komitetin teknik i kanë bërë testet të gjithë?

Eugena Tomini: Anëtarët e komitetit teknik kanë bërë të njëjtin protokoll, kush ka qenë person rrisku është testuar dhe ato që kanë pasur shenja.

Mirela Milori: Po ju jeni testuar?

Eugena Tomini: Jo unë nuk jam testuar.

Mirela Milori: Ju na këshilluat maskat por e keni këshilluar kryeministrin  të mbajë maskë?

Eugena Tomini: Jo unë nuk bëj këshillim personal kundrejt kryeministrit, por distancimi që mban rreth 2 metër me personat që e shoqërojnë është në rregull.

Mirela Milori: Do të shkojmë në plazhe normalisht këtë verë.?

Eugena Tomini: Shpresojmë por fakti është se kjo verë në gjykimin tim personal dhe profesional do të jetë ndryshe nga verat e tjera. Deri në qershor kur të shikojmë një zbehje apo raste sporadike të Covid 19 do të kemi rezerva në qëndrimin me njëri tjetrin. /abcnews.al