Pamjet dramatike tregojnë momentin kur një burrë përdori një sëpatë për të goditur xhamin e dritares së makinës për të shpëtuar një qen të lënë brenda në temperaturë që shkonte 36 gradë.
Një dëshmitar tha se qeni ishte duke u përplasur në dritare në sediljen e pasme të makinës tip VW Golf në Berkshire, Angli.
Pronarët dyshohet se e lanë qenin në makinë ndërsa vijonin me punët e tyre aty pranë.
Në momentin që u shpëtua qeni u fiksua nga kamerat, ndërsa burri që e shpëtoi është cilësuar në mediat sociale si hero.
Në video, burri duket teksa përdor një sëpatë për të goditur dritaren e përparme të pasagjerit për të lënë pak ajër, ndërsa qeni ulej në pjesën e pasme të makinës.
Më në fund qeni është nxjerrë nga automjeti. Dëshmitari tha se burri i njoftoi policët aty pranë për atë që kishte ndodhur.
Zoti i qenit pretendonte se u largua vetëm 20 minuta, ndërsa dëshmitari thotë se ishin 45 minuta.
Një zëdhënës i Policisë tha për Daily Mail: “Një person shkatërroi një dritare të makinave për të nxjerrë një qen”.
/abcnews.al