Veprimi i Rebic ndaj arbitrit Serra krahasohet me Bonuccin, tifozët kërkojnë ndëshkimin e kroatit

schedule12:40 - 18 Janar, 2022

schedule 12:40 - 18 Janar, 2022

Milan dhe Spezia u përballën në kampionat mbrëmjen e djeshme, ku fitoi skuadra mike më rezultatin 2-1.

Një humbje që dhemb shumë për kuqezinjtë të cilët mund të shikojnë t’iu largohet titulli kampion, teksa kjo humbje erdhi prej gabimeve amatoreske të arbitrit kryesorë Marco Serra, i cili kishte vërshëlluar bilbilin për të dhënë një goditje dënimi për Milanin disa sekonda përpara se braziliani Messias të gjente rrjetën.

Reagimi i Ante Rebic ndaj golit të anulluar të Messias ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale, me tifozët që e krahasojnë veprimin e kroatit me atë të përplasjes së Leonardo Bonuccit javën e kaluar.

Rebic ishte aq i dëshpëruar sa mbajti kokën e arbitrit për disa sekonda, duke shkuar kokë më kokë me 39-vjeçarin, i cili as nuk e ndëshkoi mesfushorin kroat.

Menjëherë tifozët e Juventusit kanë reaguar në rrjetet sociale ku kanë theksuar se veprimi i Rebic dhe ai i Bonuçit janë njësoj, ku mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” u gjobit me 10,000 euro, ndërsa fansat juventinë kërkojnë edhe ndëshkimin e lojtarit të Milanit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!