Veprimi i çuditshëm i Mandzukic, refuzoi takimin dhe la pas dere drejtuesin e njohur

schedule16:32 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 16:32 - 27 Dhjetor, 2019

Mario Mandzukic u largua nga Juventusi këto ditë dhe firmosi me Al Duhail. Sulmuesi kroat do të jetë deri në verën e vitit 2021 pjesë e ekipit nga Katari, që pagoi 5.5 milionë euro për kartonin e tij.

33-vjeçari humbi postin e titullarit me uljen e Sarrit në pankinën e bardhezinjve, madje përfundoi jashtë ekipit. Ofertat për Mandzukic nuk kanë munguar, teksa Goal zbulon prapaskenën e çuditshme të verës.

PSG e donte lojtarin ballkanas dhe Leonardo tentoi ta takonte nga afër. Drejtori sportiv insistoi për të biseduar nga afër dhe për ta bindur që të transferohej në kryeqytetin francez. Leonardo u nis drejt shtëpisë së Mandzukic, por dera nuk iu hap.

Një injorim total ndaj drejtuesit brazilian të PSG-së dhe Mandzukic vendosi të vijonte të ishte pjesë e Juventusit për t’u larguar përfundimisht drejt Katarit tre ditë më parë. /abcnews.al