Veprimet në veri/ Jehona Lushaku: Kurti nuk e ka mbështetjen e LDK-së

schedule16:33 - 3 Qershor, 2023

schedule 16:33 - 3 Qershor, 2023

KOSOVË- Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku tha se partia e saj është kundër veprimeve të Kurtit pasi i ka bërë pa koordinim me partnerët ndërkombëtarët.

“Nuk mund të arsyetohet asnjë veprim nëse nuk është I konsultuar me aleancat ndërkombëtare, përkatësisht edhe me Bashkimin Evropian. Këto janë komuna, që minoriteti serb ka shumicën. Pjesëmarrja e ulët e popullatës ka bërë që legjitimiteti i tyre të jetë i kontestuar. Kanë marrë pjesë 3% e qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje.  Këto veprime janë bërë pa koordinim dhe jemi përballur me një situatë paradoksale dhe shumë shqetësuese, për çka se edhe LDK ka dalë me deklaratë dhe normalisht që kemi thirr në një seancë të jashtëzakonshme edhe kryeministrin për të dhënë shpjegime”, tha ajo në “Ballkan Update”.

Ajo shtoi se Kosvës nuk i duhet asnjë sovranitet, i cili nuk ka mbështetje e palës ndëkombëtare.

“Sovranitetit në kuptimin e gushtë të fjalës nuk mund të jetë relavantë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kosova duke pasur parasysh se aty ka minoritet serb që është shumicë , duhet të kihet parasysh se çfarë është vullneti i tyre. Asnjë sovranitet nuk i dihet Kosovës në se nuk ka mbështetje ndërkombëtare, Kosova është me fat që ka prezencë kaq të madhe ndërkombëtare dhe do ta ndihmonte ta shtrinte sovranitetin në atë pjesë”, shtoi ajo.

Sipas saj, aktet e Kurtit në veri nuk mund të mbështeten nëse s’ka koordinim me aleatët.

“Kryeministri është zgjuar një ditë në mëngjes dhe ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të tillë. Kjo nuk e ka mbështetjen tonë, sepse nuk është e koordinuar me ndërkombëtarët”, theksoi Lushaku./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!