“Veprimet e Kurtit, fatale”/ Hisen Berisha: Ka shkaktuar përplasje me aleatët, po e dërgon Kosovën në izolim diplomatik

schedule23:38 - 9 Gusht, 2024

schedule 23:38 - 9 Gusht, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se veprimet e fundit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mbylljen e postave serbe në veri dhe hapjen e pritshme të urës mbi lumin Ibër, pa u konsultuar me aleatët, kanë shkaktuar përplasje me këta të fundit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se Kurti po e dërgon Kosovën në izolim diplomatik.

“Në cilin rast nuk ka gënjyer deri më sot, që kur ka hyrë në skenën politike. Çdo gjë tjetër deri më sot, çdo vendim e ka çuar në përplasje me partnerët ndërkombëtarë. Ja ku kemi ardhur. Të jemi korrektë, për zbatimin e ligjshmërisë e ka mbështetjen, por në asnjë hap pa u harmonizuar me aleatët tonë. Çdo gjë që e kemi arritur, e kemi bërë bashkë me aleatët. E kemi deklaruar dhe të dëshmuar në praktikë. Nuk mundet Albin Kurti të vejë në diskutim besueshmërinë e partnerëve ndërkombëtare. Kjo do t’i kushtojë Kosovës, po humbim raportet ndërkombëtare. Ai deri më sot, me këto sjellje, e ka krijuar imazhin e Kosovës, si një partner jo i qëndrueshëm. Kjo do e çojë Kosovën në izolim diplomatik. Me izolimin e Kosovës, ti ia dorëzon këtë Serbisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!