Veprim për çmim “NOBEL”: Presidenti i Shakhtarit u jep 25 milionë dollarë nga shitja e Mudryk te Chelsea ushtarëve ukrainas

schedule11:17 - 17 Janar, 2023

schedule 11:17 - 17 Janar, 2023

Pasi u zyrtarizua marrëveshja e Chelsea me Shakhtarin për shërbimet e talentint Mudryk për shifrën e 70 milionë euro plus 30 milionë bonus, presidenti i klubit ukrainas, Rinat Akhmetov, në deklaraten e tij zyrtare për transferimin e anësorit 22-vjeçar, iu referua nisjes së prjoektit “Zemra e Azovstal”.

“Shakhtar ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare me Chelsean dhe kështu futbollisti ukrainas Mikaylo Mudryk do të vazhdojë karrierën e tij me Chelsean në ligën më të furtë, Premier League. Nuk e kam fshehur kurrë që ëndrra ime është të fitoj trofe evropianë. Kjo do të thotë që lojtarë si Mudryk duhet të ftohen në klubin tonë, në ligën ukrainase, dhe ne duhet të fitojmë trofe evropianë me lojtarë të tillë. Për fat të keq, kjo është e pamundur tani, pasi Ukraina po lufton luftën e tmerrshme dhe të padrejtë të zhvilluar kundër nesh nga Rusia. Por jam i sigurt se do të fitojmë. Dhe ne do të luajmë një miqësore me Chelsea në Donbass Arena në Ukrainë.

Kjo është arsyeja pse mora vendimin për të filluar “Heart of Azovstal”, një projekt i krijuar për të ndihmuar ushtarët dhe familjet e ushtarëve të rënë  në luftë. Veprat e tyre të trimërisë janë të pashëmbullta në historinë moderne. Unë kam 25 milionë dollarë në dispozicion për të ndihmuar ushtarët tanë dhe familjet e tyre.

Paratë do të përdoren për të përmbushur nevoja të ndryshme, nga ofrimi i kujdesit mjekësor dhe protetik e mbështetja psikologjike deri në përmbushjen e kërkesave specifike”, është shprehur ai.

Sipas “Daily Mail”, transferimi i talentit ukrainas te Chelsea ishte i kushtueshë dhe 25 milionë dollarët në ndihmë të ushtarëve ukrainas, kanë ardhur pikërisht nga kjo shitje, me vullnetin e lirë dhe dëshirën e madhe të presidentit të Shakhtar Donetsk./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!