Vepra “Jul Çezari” vjen në qiell të hapur me regji të Ivica Buljan

schedule16:10 - 10 Korrik, 2019

schedule 16:10 - 10 Korrik, 2019

Regjisori  me famë ndërkombëtare Ivica  Buljan më 13 Korrik sjell në qiell të hapur në sheshin e Teatrit  kryeveprën e Shekspirit “ Jul Cezari”. Regjisori në një intervistë për ABC News rrëfen konceptin e tij për shfaqjen duke i dhënë nuanca politike të aktualitetit shqiptar si dhe eksperiencën e bashkëpunimit me Teatrin eksperimental dhe aktorë shqiptarë.

“Jul Cezar” një ndër veprat më të forta politike, shënon premierën në Tiranë në një kohë krizë politike edhe në vend. Regjisori i njohur ndërkombëtarisht Ivica Buljan e nxjerr tragjedinë  nga skena në shesh.

Megjithëse gjatë karrierës së tij si regjisor ka vënë në skenë mbi 50 pjesë të ndryshme, por Shekspirin e sjell për herë të parë me trupën shqiptare.

Teatri i tij na thotë se fokusohet në protagonizmin e aktorit duke ruajtur linjat klasike të Teatrit , por duke i mëshuar performancës.

Premiera në qiell të hapur do të luhet më 13 Korrik ora 21.30 në sheshin e Teatrit. Me kastin e  aktorëve: Romir Zalla, Alfred Trebicka, Ervin Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Adriana Tolka dhe shumë të tjerë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!