Kohët e fundit është përfolur shumë se Modric është në fazën e fundit të karrierës së tij me Real Madrid dhe se një ofertë “faraonike” kishte ardhur për të nga Arabia.
Situtata në fakt ka ndryshuar totalisht pasi sipas mediave spanjolle, mesfushori kroat ka refuzuar milionat nga sheikët dhe ka shprehur dashuri dhe besnikëri për Real Madrid.
Gazeta spanjolle “AS” shkruan se Modric është i gatshëm të ulet në tavolinë me presidentin e klubit, Florentino Perez, për të diskutuar rreth rinovimit të kontratës së tij e cila i përfundon në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al