Vepra arti me lule të thara/ Koleksioni “Tradita”, veshjet kombëtare të punuara me lule natyrale

schedule15:57 - 8 Maj, 2024

schedule 15:57 - 8 Maj, 2024

Art me lule të thara. Veshjet popullore të vendit tonë, vinë të punuara si asnjëherë më parë me lule natyrale nga artistja Olsjana Ajdini.

Për realizimin e këtyre veprave arti janë përdorur një shumëllojshmëri lulesh, të mbledhura të gjitha në territorin shqiptar.

Pasionin e saj të hershëm për lulet, Olsjana Ajdini i ka kthyer në këto vepra arti, e frymëzuar nga historia, tradita dhe veshjet kombëtare të vendit tonë.

“Pjesa më e vecantë e koleksionit është se janë të gjitha lule që rriten ne shqipëri, lule tipke. Gjithkush që mërr një dizajn të traditës merr një cope toke.”

Për të realizuar veprat, artistes i është dashur një punë e gjatë rreth një vit e gjysmë, ndërsa mes të tjerash e veçantë për të mbetet punimi i xhubletës.

“Ideja e xhubletës 3D, quhet rrahje zemre dhe e gjitha me lule shqiptare.”

Artistja sjell pikturën më të madhe të bërë ndonjëherë me lule natyrale, atë të fshatit turistik të Dhërmiut.  Për të realizuar pikturën janë përdorur mbi 163 mijë copëza lulesh, të cilat janë qepur të gjitha me dorë.

“Fshati i Dhermiut eshte punuar me nje tekkine shumë të vecantë. Na janë dashur 100 ditë vetëm dizjani me lulet, për të mos llogaritur pastaj pjesën tjetër. Mendoj se është piktura më e madhe që është bërë ndonjëherë me lule të thara.”

Pasionin e saj për lulet, Olsjana Ajdini e ktheu në bizes, duke ngritur punishten e saj “Lunaria”. E reja që studioi inxhinieri matematike nuk e ushtroi asnjëherë, por nisi të balsamolste lulet, të cilat pasi thaheshin përfundonin duke u hedhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!