Venezuelë, qeveria e opozita secila nga një tubim

schedule21:45 - 9 Mars, 2019

schedule 21:45 - 9 Mars, 2019

Dy protesta janë mbajtur në Karakas të Venezuelës, njëra nga mbështetës të qeverisë së Nikolas Maduros, e tjetra nga simpatizantë të opozitës që udhëhiqet nga Huan Guaido, i vetëshpallur president, me mbështetje ndërkombëtare.

Para mijëra mbështetësve ky i fundit ka folur përmes një megafoni dhe I hipur mbi një makinë, pasi policia kishte çmontuar tribunën e ngritur për tubimin. 48 orët e fundit vendi ka ndërprerje të energjisë elektrike, dhe lideri i opozitës ka akuzuar Nikolas Maduron si shkaktari i vërtetë i krizës së energjisë, naftës e shërbimit shëndetësor.

Raportohet se 13 pacientë kanë humbur jetën vetëm në një spital në veri të Venezuelës, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike që ka nisur prej të enjtes në vendin amerikanojugor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!