Venezuelë, pamjet televizive vendosin në siklet Maduron

schedule14:07 - 21 Maj, 2018

schedule 14:07 - 21 Maj, 2018

Disa pamje televizive kanë vendosur në siklet presidentin e sapozgjedhur të Venezuelës. Në pamjet filmike Nikolas Maduro inskenon një përshëndetje të zjarrtë me qytetarët, por në shesh nuk ka njeri.

Nikolas Maduro është rizgjedhur president i Venezuelës, por votimi nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Zgjedhjet u dominuan nga abstenimi. Të përditshme dhe agjenci ndërkombëtare kanë raportuar për një Karakas të boshatisur. Në kryeqytetin e shkretuar, Maduro ka votuar në liceun Miguel Antonio Caro.

Pasi bëri zgjedhjen e tij, presidenti ka inskenuar për telekamerat një përshëndetje për turmën jashtë shkollës. Por në të vërtetë, jashtë ndërtesës për ta pritur nuk ishte askush: në video shikohet Maduro, i rrethuar nga eskorta e tij, që përshëndet me shumë entuziazëm një shesh të boshatisur.

Në rrjetet sociale qytetarë të shumtë pretendojnë se në montazh, videos i është bashkangjitur një audio me njerëz të shumtë që festojnë dhe brohorasin. “Këto zgjedhje janë kaq transparente saqë votuesit nuk shikohen”, “Maduro përshëndet miqtë e tij imagjinarë”, janë disa nga komentet e shumtë tallës që shfaqen në tuiter. /abcnews.al