Venezuelë/ Autoritetet arrestojnë shtatë mercenarë, dyshohen se planifikuan të kryenin sulme terroriste

schedule22:16 - 8 Janar, 2025

schedule 22:16 - 8 Janar, 2025

Autoritetet kanë vënë në pranga shtatë mercenarë në Venezuelë të dyshuar për planifikim të akteve terroriste në vend. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro bëri me dije lajmin duke përmendur se dy prej të arrestuarve ishin amerikanë.

Sot, ne kemi arrestuar shtatë mercenarë të huaj, përfshirë dy mercenarë të shquar nga SHBA-ja”, tha Maduro në një fjalim televiziv, duke shtuar: “Ata po planifikonin të kryenin akte terroriste kundër paqes në Venezuelë”.

Mes të arrestuarve janë dy amerikanë, dy kolumbianë dhe tre ukrainas. Megjithatë, Maduro nuk bëri të ditur identitetin e tyre apo akuzat specifike kundër tyre. Ai pretendon se individët kishin komplotuar veprime të dhunshme përpara ceremonisë së tij të planifikuar për të premten, të cilat grupet opozitare e quajnë të paligjshëm. Tensionet janë rritur ditët e fundit pasi presidenti amerikan Joe Biden priti liderin e opozitës Edmundo Gonzalez Urrutia në Ëashington. Gonzalez ka vizituar gjithashtu Argjentinën, Panamanë dhe Republikën Domenikane, duke kërkuar mbështetje rajonale nga vendet që njohin pretendimin e tij për presidencën. Të hënën, qeveria deklaroi  se kishte arrestuar 125 persona për aktivitete të supozuara anti-qeveritare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!