Ndërhyrja amerikane në Venezuelë dhe arrestimi I presidentit të vendit Nicolas Maduro dhe bashkëshotrtes së tij, ka ngjallur pasiguri jo vetëm në vend, por edhe në kombe të tjera të Amerikës së Jugut.
E ardhmja e Venezuelës mbetet ende e paqartë, edhe pse Delcy Rodrigues, numri dy deri para arrestimit të Maduros, u betua si presidente e vendit të hënën.
Operacioni ushtarak amerikan ngriti shumë pikëpyetje edhe në Shtetet e Bashkuara, pasi ligjvënësit kshprehën shqetësimin se Donald Trump anashkaloi Kongresin për një hap të tillë.
Vetëm të hënën vonë, pasi Maduro kishte dalë para gjykatës, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë informuan Kongresin mbi detajet e ndërhyrjes.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, theksoi se askush nuk vajton atë që i ka ndodhur Maduros, por akuzoi administratën se nuk ka asnjë plan për atë që do të vijë më pas në Venezuelë.
“Shtetet e Bashkuara me sa duket tani do ta drejtojnë Venezuelën për një kohë, pa pushim. Asnjë plan, asnjë qartësi. Vetëm kaos”, tha ai.
Trump e ka paralajmëruar tashmë Delcy Rodriguez që të tregohet e kujdesshme, ndryshe do paguajë një çmim më të lartë se Maduro.
Kur të gjithë mendonin se Trump do i dhuronte pushtetin Maria Corina Machados, fituesja e çmimit Nobel dhe udhëheqësja e opozitës, ai bëri lëvizjen e papritur dhe deklaroi se ajo nuk ka mbështetje në vend.
Por Machado në një intervistë për Fox News mbajti të njëjtin qëndrim dhe tha se ia dedikon presidentit amerikan Nobelin për paqe, sepse beson se ai e meriton. Liderja e opozites madje ofroi qe ta ndante cmimin e saj me Donald Trump.
Machado konfirmoi se do te kthehet sa me shpejt te jete e mundur ne Venezuele dhe kerkoi mbajtjen e zgjedhjeve, te cilat sipas saj opozita do t’I fitoje. Ajo tha se 3 janari do të hyjë në histori si dita kur drejtësia mundi tiraninë dhe mirëpriti ndërhyrjen amerikane në vendin e saj.
Por jo të gjithë janë dakord me veprimet e Shteteve të Bashkuara në rajon. Në Rio de Janeiro në Brazil, qindra njerës protestuan kundër operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë. Protestuesit ecën drejt konsullatës amerikane në Rio, ku valëvitën një flamur gjigant të Venezuelës dhe bënë thirrje për lirimin e Nicolas Maduro.
Një vend tjetër që I kalon ditët me pasiguri është Kuba, ku flamujt u ulën në gjysmështizë për të vajtuar 32 oficerë sigurie që u vranë në sulmin e fundjavës në Venezuelë. Ishulli humbi aleatin e tij më të ngushtë pas arrestimit të Nicolás Maduro, dhe shumë në Kubë tani po pyesin se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e kombit. Donald Trump, ka paralajmëruar se sistemi në Kubë do të rrëzohet me vullnetin e vet, teksa ka theksuar se vendi është në telashe të mëdha./abcnews.al


