“Venecia” vulos debatin: Të shtyhet afati i vettingut

schedule19:05 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 19:05 - 1 Dhjetor, 2021

Komisioni i Venecias është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, përkatësisht komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gazetarja e “ABC” Esiona Konomi ka siguruar opinionin që “Venecia” i ka kthyer Kuvendit të Shqipërisë që kërkoi mendimin mbi zgjatjen e afateve.

Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.

Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022.

Pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është jo vetëm “Venecia”, por edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Por që të finalizohet duhet që me PS-në në Kuvend të bashkojë votat edhe PD. Tashmë që “Venecia” ktheu përgjigje, “topi” mbetet në selinë blu./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!