Venecia po fundoset: Kur mund të jetë nën ujë, sipas shkencëtarëve

schedule10:07 - 20 Shkurt, 2023

schedule 10:07 - 20 Shkurt, 2023

Mund të kemi dëgjuar se niveli i ujit në Venecia po rritet vit pas viti, por një studim i ri nuk sjell asnjë mesazh optimist.

Një studim i fundit mbi ndryshimet klimatike paralajmëron se Venecia mund të jetë nën ujë deri në vitin 2100 nëse nuk ndalet përshpejtimi i ngrohjes globale. Kjo për shkak se niveli i ujit në Detin Mesdhe pritet të rritet deri në 140 cm në shekullin e ardhshëm.

Udhëtarët që vizitojnë Venedikun në muajt e dimrit shpesh ndeshen me një qytet plot me ujë, një fakt i lidhur me problemin e ngrohjes globale. Në fakt, qyteti aktualisht po përjeton nivelet më të larta të përmbytjeve në katër vitet e fundit. Kjo është për shkak të baticave të forta.

@kbexplores Do you want to take this train? #berninaexpress #glacierexpress #swisstrains #swisstravelpass #trains #swissalps #stmoritz #trainride #switzerlandsnow✨ #switzerland?? ♬ New Home – Austin Farwell

Rritja e nivelit të ujit ka qenë diçka me të cilën Venecia është përballur për shumë vite, me përmbytjet e zakonshme. Venedikasit e quajnë atë “acqua volta” dhe zakonisht ndodh midis nëntorit dhe marsit. Çdo vit në rrugë ndërtohen trotuare, platforma të përkohshme që të lëvizin këmbësorët.

Tashmë në Tik Tok ka disa video të vizitorëve që bien para një pamjeje të pabesueshme, me ujë deri në gjunjë.

@adam_lovick Venice happy hour would be interesting #venice #travel #italy ♬ original sound – Adam Lovick

Megjithatë, ajo që është shqetësuese është raporti i ri, i botuar në Quaternary International, i cili konkludon se zona të mëdha të bregdetit perëndimor të Italisë dhe bregut verior të Adriatikut mund të përmbyten deri në vitin 2100. Studimi kërkimor nga ENEA (i italian Agjencia Kombëtare për Teknologjitë e Reja, Energjinë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik) ekzaminoi guroret përgjatë Mesdheut për të vlerësuar ndryshimet e nivelit të detit që kanë ndodhur që kur guroret u braktisën. Këto të dhëna u përdorën si një mjet për të parashikuar një rritje të mundshme në të ardhmen.

Për turistët në Venecia, sheshi i përmbytur i Shën Markut mund të jetë një përvojë e paprecedentë, por për banorët dhe autoritetet e qytetit është një shkak i madh shqetësimi, i cili mbetet për t’u parë nëse dhe si mund të trajtohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!