Në Fier po punohet për vendparkim nëntokësor. Kjo për shkak se nuk ka asnjë hapësire për të parkuar dhe drejtuesit e mjeteve prej kohësh nuk po orientohen në këtë qytet.
Të projektuara në një kohë kur sundonin bicikletat dhe këmbësorët, sot me një trafik kaotik rrugët e Fierit po lënë gjithnjë e më pak vend për parkimin e automjeteve.
Situata si këto janë të përditshme në rrugët e qytetit dhe jo vetëm në qëndër. Automjete të parkuara ngjitur me njeri-tjetrin dhe rrugë që shndërrohen në parkime. Nga njëra anë kjo sjell probleme në qarkullim dhe nga ana tjetër i bën drejtuesit e mjeteve shënjestër të gjobave të rrugorëve.
“Kemi marrë dhe gjoba”
“vërdallë po vimë për parkim, mezi gjetëm një copë vend”.
Sotrollatja për të gjetur një vend parkimi publik rrit numrin e automjeteve në qarkullim dhe u kushton depozitave të mjeteve kilometra të tërë.
Projektet për rehabilitimin e rrugëve u kanë dhënë më tepër hapësirë këmbësorëve duke mos lënë hapësira të mjaftueshme për parkimet. Bashkia duhet ta kompesojë këtë mangësi por në rrugë ska më hapësira. Si një qytet me segmente kryesisht të ngushta, Fieri nuk ofron shumë alternativa. Në fakt ka vetëm një mënyrë, hapja e vendparkimeve nëntokë.
Renilda Hyseni Drejtoreshë e Departamentit të Infrastrukturës Bashkia Fier: “Kjo zgjidhje propozon që të ndërtohet një parkim me 100 poste dhe do jetë një hapësirë publike e madhe dhe do jetë e hapur për të gjithë qytetarët”.
Me një popullsi që përqëndrohet vazhdimisht në qytet dhe me volumin më të madh të madh tregtar pas kryeqytetit, Fieri frekuentohet nga një numër i lartë automjetesh cdo ditë. Kjo e bën qarkullimin rrugor problematik ndërsa parkimin e automjeteve një aventurë më vehte. Parkimi i parë nëntokësor që po ndërtohet në kuadër të rehabilitimit të qëndrës ka 100 vende dhe pritet të ndiqet edhe nga të tjerë, si e vetmja zgjidhje për situatën.
Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci