Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven day”.
Ata u vunë në pranga pasi ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al