Vendosja e trupave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën, BE: Situatë e rrezikshme

schedule12:49 - 20 Prill, 2021

schedule 12:49 - 20 Prill, 2021

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanw shprehur shqetësimin  për vendosjen e rreth 100 mijë ushtarëve rusë  në kufi me Ukrainën.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të BE, Joseph Borel, tha se shtimi i trupave është shqetësues dhe rreziku i një përshkallëzimi të situatës është i dukshëm tashmë. Sipas presidentit të Partisë Popullore Europiane Donald Tusk, nëse vërtet do të duan të ndalojnë agresionin rus në Ukrainë, atëherë duhet ndaluar dhe Nord stream 2, gazsjellësi në ndërtim që kalon nëpërmjet detit balltik dhe transporton gazin nga Rusia në Gjermani, pra në Europë.

Teksa situata është e tensionuar në Ukrainë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, bisedoi me homologun e tij rus. Ata folën për një takim të mundshëm të Joe Biden me Vladimir Putin. Një pikëtakimi mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit që vjen pas një seri sanksionesh të reja nga Uashingtoni kundër Moskës. Kjo e fundit akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të një viti më parë.

Presidenti rus Putin konfirmoi se do të marrë pjesë në video-konferencën e 22 prillit, në samitin për klimën të promovuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!