“Vendosin presidentët, deklarata e Ramës nuk ishte ajo që prisja”

schedule16:22 - 29 Shtator, 2020

schedule 16:22 - 29 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë linjën e tij dhe futbolli të veten. Deri më tani klubet e Superiores kanë vendosur që të bojkotojnë kampionatin dhe qeveria ka kaluar vetëm ligjin uljen e TVSH-së 6 për qind për investimet në infrastrukturën sportive.

Rama doli kundër Ligjit të Sponsorizimit dhe duket e largët dita kur palët të ulen në tavolinë e të diskutojnë, edhe pse deputeti Fidel Ylli po tenton. Nga ana e Ligës Profesioniste ka një reagim të fundit, përmes Sekretarit të Përgjithshëm.

LEXO EDHE: “Harrojeni presionin me mua, futbollistët s’paguhen si pastruese”, Rama flet troç

Dritan Kadia, në një lidhje direkte me emisionin “Sport Time” në Supersport 1, deklaroi: “Sapo u njoha me deklaratën e kryeministrit Rama, nuk ishte ajo që prisja. Anëtarët e Ligës Profesionistet u mblodhën sot dhe u diskutua në lidhje me çështjen organizative dhe vijimin e bojkotit. Gjatë diskutimeve u ra dakord për hapet e mëtejshme, në varësi të reagimit. Do të intensifikohen kontaktet me negociatorin e qeverisë.

Qeveria ka futur pjesën e akademive në programin e vet, pra diçka është bërë, por pjesa tjetër ishte përjashtuese. Vendimi i takon presidentëve. Mes presidentëve u diskutua. Mund ta bësh ligjin e sportit si Kosova, ose si dikush tjetër. Mendimi ishte që të bëhej më i thjeshtë dhe propozimi i është i drejtë. Presidentët në unison miratuan kërkesat”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!