Vendoset trageti i mallrave në Shëngjin

schedule12:56 - 16 Maj, 2018

schedule 12:56 - 16 Maj, 2018

Dy herë në javë një traget mallrash do të operojë përmes portit të Shëngjinit. Kjo u arrit me një marrëveshje midis autoriteteve të Portit të Shëngjinit dhe atij të Ravenas në Itali.

Kamionët e mallrave do të mund të lëvizin drejt Italisë edhe nga Porti i Shëngjinit.

Një traget që do të lidhë portën detare të veriut me portin e Ravenas ka nënshkruar marrëveshje me portin e Shëngjinit për ta kryer këtë shërbim 2 herë në javë.

Drejtori i portit, Ermal Pacaj, ka shpjeguar se interesimi i kompanive për të operuar nga Shëngjini është i lartë, kjo edhe për shkak të kohës së shkurtër të përpunimit, tarifave dhe shkurtimimit të distancave për operatorët në veri.

Sipas tij, përdorimi i portit të Shëngjinit për lëvizjen e trajlave me mallra do të ndikojë në ndryshimin e imazhit të Shëngjinit si dhe do të japë ndikim në rritjen e të ardhurave për këtë port.

Pas mbërritjes së tragetit të mallrave, drejtuesit e portit të Shëngjinit do të vijojnë kontaktet edhe me operatorë të tjerë që të bëjnë pjesë të itenerarit të tyre për shkëmbimet e mallrave edhe portin e Shëngjinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!