Jill Bideni ka hapur sezonin e festave në Shtëpinë e Bardhë, me vendosjen e pemës zyrtare të Krishtlindjes, e cila është sjellë nga Karolina Veriore. Pasi ka përshëndetur të pranishmit, zonja e parë ka thënë për pemën: “Shih sa e bukur është”.
Ajo u shpreh gjithashtu se vërtetë është mahnitur me dhuratën.
Zonja e Parë ka thyer një degë të vogël të pemës zyrtare të Dhomës së Kaltër, duke ia dhuruar nipit të saj.
I biri, Hunter Biden, bashkëshortja e tij, Melisa dhe i vogli Bo ishin në mesin e këshilltarëve dhe mysafirëve gjatë hapjes së sezonit të parë të festave zyrtare të Bidenëve në krye të Shtëpisë së Bardhë. Biden kanë qenë edhe gjatë dy mandateve të ish-presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, por atëherë Joe Biden ishte zëvendëspresident./abcnews.al