Vendoset ora dhe vendi, ku do zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

schedule11:27 - 7 Mars, 2022

schedule 11:27 - 7 Mars, 2022

Delegacioni rus u nis për në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve me homologun ukrainas. Kështu raporton Interfax.

Takimi është planifikuar për në orën 15:00 me orën e Moskës në pyllin Belovezhskaya Pushcha, në rajonin e Brestit në Bjellorusi, ku u zhvilluan edhe dy negociatat e para.

“Bisedimet janë planifikuar për në 15:00, por koha mund të ndryshojë në lidhje me problemet e mundshme logjistike të homologëve ukrainas”, tha një analist bjellorus.

Çfarë po ndodh në Ukrainë- një përmbledhje e ngjarjeve që kanë ndodhur përgjatë orëve të fundit?

-Rusia ka njoftuar se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, për të lejuar evakuimin e civilëve. Lajmi vjen në një kohë kur prej ditësh përpjekjet e ngjashme në Mariupol kanë dështuar pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit.

-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi nga raketat ruse u shua një familje në Irpin, pjesëtarët e të cilës po tentonin të largoheshin.

-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

-Ka pasur sërish bombardime në qytetin port jugor të Mykolaiv.

-Britania e Madhe njoftoi se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë ndërsa vendi ndodhet nën pushtim.

-Çmimi i naftës është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA njoftoi se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj evropianë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!