Vendoset një kufi për numrin e vizitorëve në murin kinez

schedule12:05 - 1 Qershor, 2019

schedule 12:05 - 1 Qershor, 2019

Duke filluar që nga data 1 qershor, vetëm 65 mijë turistë në ditë mund të vizitojnë murin e madh kinez. Një risi tjetër është se turistët do të duhet të prenotojnë një javë përpara vizitën e tyre, me anë të një prenotimi online.

Duke filluar nga data 1 qershor ndarja e famshme Badaling i murit të madh Kinez do të kufizojë numrin e vizitorëve deri në 65 mije në ditë. Ndarja Badaling ndodhet rreth 60 kilometra në verilindje të Pekinit. Është fragmenti më antik i cili qëndron hapur për vizitorët dhe është një nga destinacionet turistike më popullore. Shumë krerë shtetesh dhe qeverish e kanë vizituar që nga vitet ’50 e deri më sot. Përveç kufizimit në numër, autoritetet kineze do të imponojnë dhe një system regjistrimi emëror për blerjet e biletave duke filluar që nga muaji i ardhshëm. Një përpjekje kjo për të inkurajuar prenotimet online. Turistët mund të blejnë biletatt shtatë ditë para vizitës në linkun ëëë.badaling.cn dhe në llogarinë e lidhur me të WeChat. Muri i madh një vit më parë priti më shumë se 9.9 milion turistë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!