Superkupa e Italisë 2022-2023 mes Milanit dhe Interit do të luhet më 18 janar në orën 20:00. Njoftimi zyrtar erdhi me prezantimin e edicionit të 35-të, të trofeut nga Arabia Saudite me derbin e Milanos, që do të luhet në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në Riad. Sfida për Superkupën do të zhvillohet mes javës së 18-të dhe 19-të, të Serisë A.
Nëse në fund të 90’ minutave rezultati është i barabartë, ndeshja përfshin dy periudha shtesë dhe më pas penalltitë, nëse rezultati do të mbesë i pandryshuar.
Gjatë ndeshjes, 5 zëvendësimet e zakonshme do të jenë të mundshme në tre raste dhe në qoftë se ndeshja do të kalojë shtesë, do të lejohet një ndërprerje tjetër dhe një zëvendësim i gjashtë.
Në fund të kohës shtesë nuk do të jetë e mundur të bëhen zëvendësime të mbetura, me përjashtim të portierit, në rast se ai nuk mund të vazhdojë lojën. /i.m /abcnews.al