Një 37-vjeçar në Maliq të Korçës u arrestua paraditen e sotme nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të bijën e tij 18-vjeçare.
Abc News ka mësuar se ka qenë 18-vjeçarja ajo që ka denoncuar të atin ndërkohë që ka siguruar dëshminë e vajzës dhënë për autoritetet gjatë marrjes në pyetje.
Sipas vajzës babai i saj prej kohësh pinte dhe dhunonte bashkëshorten ndërsa i ka kërkuar dhe asaj vetë të kryenin marrëdhënie.
Nga dëshmia vajza thotë se ka regjistruar bisedën me të atin ku shihet qartë se çfarë i kërkon 18 vjeçares.
LEXO edhe: Dyshohet se përdhunuan dhe shantazhuan një 23-vjeçare, ndalohen dy të rinj nga Fieri
“Prej kohësh prindërit nuk shkonin me njëri-tjetrin. Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhune ndaj mamit. Ne jetojmë në Korçë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse me ka nxirë jetën. E regjistrova me tel dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është mostër”, këto janë disa nga fjalët gjatë dëshmisë së vajzës.
Siç raporton gazetarja Lediona Xheladinaj për ABC News, të njëjtat burime thonë se babai i saj është person problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike.
Disa vite më parë ka tentuar të vetdigjet para prokurorisë. Ka qenë i arrestuar pasi ka goditur edhe dy punonjës policie.
Prindërit e 18 vjeçares ndërkohë janë në proces divorci. /abcnews.al