Vendoret/ Numërohen mbi 100 qendra votimi në Tiranë, Veliaj thellon diferencën me Këlliçin

schedule04:08 - 15 Maj, 2023

schedule 04:08 - 15 Maj, 2023

Vazhdon me ritme të kënaqshme procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Tiranës. Sipas informacioneve të fundit nga KQZ të orës 03:40, janë numëruar votat në 125 qendra votimi nga 941 që janë në total.

Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj vazhdon të thellojë diferencën me kundërshtarin e tij direkt, kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.

Veliaj deri më tani ka marrë 19602 vota, ose 55.04%, ndërsa Këlliçi ka marrë 12014 vota, ose 33.73%.

Pas tyre vjen kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori i cili ka marrë 1765 vota, ose 4.96%, duke kaluar edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko, i cili ka marrë 1594 vota, ose 4.48%.

Dy kandidatët e tjerë, ai i Frontit të Majtë, Marko Dajti ka marrë 344 vota, ose 0.97, ndërsa e fundit është kandidatja e PDIU, Lajla Pernaska ka marrë 296 vota, pse 0.83%.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!