Pas përfundimit të procesit të votimit, përpos 3 bashkive ku votimi u bë elektronik, procesi i numërimit manual ka nisur deri më tani vetëm në Bashkinë e Pustecit.
Në garë për këtë bashki janë 2 kandidatë, ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Pandi Jani dhe ai i Partisë Socialiste, Pali Kolefski.
Deri më tani në këtë bashki janë numëruar votat në 2 qendra votimi nga 8 në total. Kandidati i PS kryeson bindshëm me 60.06%, ndërsa ai i BF me vetëm 39.94%. r.t/abcnews.al