Vendimtar me golin e tij, Cuculi flet pas derbit kundër Gjilanit

schedule17:11 - 30 Shtator, 2019

schedule 17:11 - 30 Shtator, 2019

Drita mposhti rivalët e Gjilanit në derbin e qytetit, duke marrë një fitore 1-0. Autori i golit të vetëm në këtë sfidë ishte ish-mbrojtësi i Kukësit, Ardian Cuculi. Mbrojtësi, i cili u transferua  këtë verë në IPKO Superliga, foli pas ndeshjes, duke thënë:

“Derbit nuk luhen, por fitohen. Ne u futëm në fushë për t’i bërë të lumtur këta tifozë të mrekullueshëm, siç janë ‘Intelektualët’. Por, gjithashtu dua që t’i falenderoj edhe Gjilanin dhe tifozërinë e tyre, që po krijuan një atmosfertë të mirë.

Derbi ishte përtej pritshmërive, shumë i mirë dhe i luftuar. Goli erdhi nga një skemë të cilën e kemi punuar edhe në seancat stërvitore me trajnerin Nuhiu”, – tha mes të tjerash Cuculi. Goli kundër Gjilanit ishte i pari për Cuculin me fanellën e Dritës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!