Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka dalë ditën e sotme me një vendim lidhur me ecurinë e vitit akademik duke e quajtur të mbyllur, si dhe lidhur me procesin e zhvillimit të provimeve.
Në vendim theksohet se studentët ruajnë të drejtën e frekuentimit me dëshirë të seancave të prapambetura më vitin e ardhshëm me grupet e rregullta mësimore.
LEXO EDHE: Shkollat në karantinë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja njofton provimet online
Ndërkohë provimet do të zhvillohen me shkrim duke ruajtur distancën për shkak të Covid-19 ose në formën online , sikurse ka njoftuar një ditë më parë edhe nga Fakulteti i Gjuhëve të huaja.
Kjo formë e provimit në ditancë do të vihet në zbatim për lëndët ose modulet kur është e mundur. Ndërkohë që studentët në vitin e fundit akademik që nuk kanë provime të mbartura, mund të nisin punimin e diplomës./abcnews.al