Vendimi për vulën e PD/ Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk vlen më asgjë. Nëse ribashkohet me Berishën…

schedule20:59 - 11 Qershor, 2024

schedule 20:59 - 11 Qershor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar vendimin e gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, deklaroi se Lulzim Basha nuk vlen më asgjë. Në studion e emisionit “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analisti u shpreh se nëse rikthehet në PD, nuk do të mund te futet dot nga dera e madhe e godinës së partisë.

“Absolutisht, mund të thuhet. Sot Lulzim Basha nuk vlen asgjë sepse trashëgimia është inekzistente, është një zinxhir i madh humbjesh, katapultimesh pa meritë, desantimi në PD nga ana e Berishës. Dhe pa mentorin dhe mbështetësin e tij kryesor, që për një moment iu kthye në armikun më të madh, Lulzim Basha humbi jo vetëm selinë, por filloi të humbasë zgjedhjet, bashkëpunëtorët dhe gjithçka.

Sot ka humbur grimcën e fundit të rëndësisë politike që kishte që ishin stemat dhe ai flamur i PD që Berisha e tund me të drejtë sot. Basha ka dalë për mua nga skena. Ftesën mund ta ketë. Berisha mund të bëjë një gjest kalorsiak duke e ditur që ai nëse e pranon këtë gjest vjen në PD, sepse Basha rikthehet nga dera anësore e shërbyesve në PD nuk mund të futet dot nga dera e madhe.”, u shpreh Minxhozi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!