Vendimi për të mbyllur baret dhe restorantet, protesta në Barcelonë

schedule20:39 - 16 Tetor, 2020

schedule 20:39 - 16 Tetor, 2020

Rreth 1,000 punonjës protestuan ditën e sotme në Barcelonë, kundër mbylljes 15 – ditore të bareve dhe restoranteve.

Vendimi për mbylljen e bareve dhe restoranteve u mor si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shoqata e mikpritjes Fecasarm tha se mbyllja do të prekë rreth 30,000 institucione në të gjithë rajonin.

“Kemi duruar shumë muajt e kaluar dhe kjo më të vërtetë ishte goditëse për ne”, u shpreh një protestues.

Në disa nga pankartat e tyre shënohej “Të rinjtë kanë të drejtë të punojnë”. Protesta u vendos para selisë së qeverisë, në sheshin Sant Jaume.

Ndërkohë të tjerë marshuan në qytet duke bllokuar edhe trafikun.

Sakaq ata janë shprehur se nëse nuk do të kenë mbështetje nga qeveria atëherë gjysma e restoranteve në Katalonjë mund të falimentojnë deri në fund të vitit.

Sakaq Katalonja është rajoni i dytë më i dëmtuar pas Madridit.

/abcnews.al/