Qeveria ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar në krye të Bashkisë së Tiranës, pas shkarkimit nga detyra të kryetarit të saj Erion Veliaj. Pritet që e njëjta shkresë të mbërrije dhe në Presidencë, që kreu i Shtetit të shpallë dekret për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kreun e Bashkisë së kryeqytetit.
“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25.09.2025, ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj”, thuhet në shkresën dërguar KQZ, në po të njëjtën ditë që Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e Erion Veliajt, nga posti i kreut të Bashkisë së Tiranës.
ABC News ka mësuar deri në mesditë në institucionin e Presidencës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga kryeministria.
Kujtojmë se në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, në ABC News, Presidenti Begaj u shpreh se do të dekretonte datën për zgjedhje të pjesshme vendore, menjëherë pas njoftimit nga qeveria të krijimit të vakancave, duke respektuar afatet kushtetuese./abcnews.al

