Vendimi në sekondën e fundit u shpëton jetën 3 peshkatarëve

schedule15:03 - 19 Janar, 2018

schedule 15:03 - 19 Janar, 2018

Tre peshkatarë në Oregon të Shteteve të Bashkuara i kanë shpëtuar një vdekjeje të sigurtë, falë vendimit të duhur të marrë në momentin e duhur. Ata ndodheshin në një varkë të vogël, kur kanë parë një tjetër mjet, të përmasave të mëdha, të shkonte në drejtim të tyre me shpejtësi të lartë. Të tre kanë dhënë sinjale për praninë e tyre dhe kanë shpresuar se mjeti në ardhje do të ngadalësonte, por nuk ka ndodhur kështu. Në momentin e fundit ata kanë vendosur të hidhen në ujë, një vendim që u ka shpëtuar jetën, pasi mjeti agresor ka shkatërruar varkën e tyre të vogël. Ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur padi penale. Thuhet se ai ishte hutuar, pasi po merrej me telefonin e tij. Nga ana tjetër, tre peshkatarët kanë marrë lëndime të lehta. Skuadrat e shpëtimit që u kanë ardhur atyre në ndihmë kanë përfituar nga rasti për t’u bërë thirrje lundërtarëve që të mbajnë veshur jelekët e shpëtimit. “Bëni kujdes dhe merrni masa që më vonë të përqafoni sërish të dashurit tuaj”, ka thënë shefi i tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!