“Vendimi, në respekt të kushtetutës”/ Kthupi: Gjendja juridike e Berishës nuk ndryshon

schedule13:42 - 20 Nëntor, 2024

schedule 13:42 - 20 Nëntor, 2024

Juristi Rezart Kthupi thotë se vendimi i gjykatës për masën “detyrim paraqitje” e më pas “arrest shtëpie” për ish kryeministrin Sali Berisha, është në respekt të kushtetutës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kthupi u shpreh se pavarësisht vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese, gjendja juridike e Berishës nuk ndryshon.

“Vendimi i Shkallës së Parë është vendim në interpretim të ligjit. Legjislacioni ynë parashikon të drejtat e Prokurorisë, kanë të drejtë të marrin masa. Kushtetuesja ka detyrë të analizojë në aspekt kushtetues, nëse këto vendime bien ose jo ndesh me kushtetutën. Opinoni im, vendimi është konform kushtetutës. Në interpretimin që kam bërë, dispozita kushtetuese i ka lënë hapësirë më të madhe SPAK. Mendoj se nuk do të ketë asnjë risi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk e ndryshon gjendjen juridike të zotit Berisha. Për sa kohë është vendim gjykate, duhet të zbatohej nga ana e tij. Masa e arrestit shtëpiak ka ardhur për shkak të mos zbatimit të vendimit të gjykatës, për t’u paraqitur. Gjendja juridike e zotit Berisha nuk do të ndryshojë pavarësisht vendimit të gjykatës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!